Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

“Skenën” e marrin Europa dhe Conference League! Strakosha e Pilo duan gjysmëfinalen me AEK-un e tyre, në fushë edhe Vallecano i Balliut (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
“Skenën” e marrin Europa dhe Conference League! Strakosha e
Europa League - Conference League/ © Credits uefa.com

Mbrëmjen e sotme do të luhen 8 ndeshje evropiane, të vlefshme për Europa dhe Conference League. Kujtojmë që këto duele janë të vlefshme për çerekfinalet e kthimit, ku do të vendoset gjithçka.

Duke nisur prej orës 18:45, në Europa League do të përballen Celta Vigo dhe Freiburg. Gjermanët kanë në xhep fitoren 3-0 në ndeshjen e parë. Në po të njëjtën orë, në Conference League luhet sfida mes Alkmaar dhe Shakhtar Donetsk, këta të fundit kanë fituar ndeshjen e parë po 3-0.

Ndërkohë që në orën 21:00 do të luhen nga 3 ndeshje në të dy kompeticionet, ku do të kërkohen surpriza dhe përmbysje.

Në Europa League, Aston Villa luan me Bolognën, Real Betis ndaj Bragës, ndërsa Nottingham përballet me Porton. Ndërsa në Ligën e Konferencës, ndeshjet janë AEK-Vallecano, Fiorentina-Crystal Palace dhe Strasbourg-Mainz.

Poll

Lexo gjithashtu