Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

UEFA zgjedh arbitrin e finales së Europa League, një francez “fryn bilbilin” në Stamboll

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA zgjedh arbitrin e finales së Europa League, një francez
François Letexier

Francezi François Letexier do të jetë arbitri kryesor i finales së Europa League mes Freiburg dhe Aston Villa. Sfida do të zhvillohet më 20 maj në “Besiktas Park” të Stambollit, duke nisur nga ora 21:00.

37-vjeçari është një nga arbitrat më të vlerësuar të UEFA-s dhe mban stemën ndërkombëtare që prej vitit 2017. Kjo do të jetë finalja e tij e dytë madhore europiane, pas drejtimit të finales së Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.

Në ekipin e arbitrimit, asistente do të jenë Almira Spahic nga Suedia dhe Monica Lokkeberg nga Norvegjia. Gjyqtare e katërt është Iuliana Demeterscu nga Rumania, ndërsa gjyqtare rezervë Tilde Hedberg nga Suedia.

Në dhomën e VAR-it do të jetë belgu Bram Van Driessche, ndërsa asistent i tij është emëruar Fedayi San nga Zvicra.

Poll

Lexo gjithashtu