Duelet e orës 21:00 në Europa League sollën befasi të mëdha. Nottingham Forest u mposht në shtëpi 0 – 1 nga Midtjylland, ndërsa diferencat në paga dhe vlerë lojtarësh duket sikur janë nga dy “planete” të ndryshme.
Sfida më e “nxehtë” në këtë orar u parashikua Celta Vigo – Lyon dhe e tillë rezultoi. Rueda zhbllokoi shifrat për skuadrën nga Vigo në minutën e 25-të, por sulmuesi Endric u rikthye me gol në tokën spanjoll, tashmë në radhën e Lyon.
Braga mori “leksion” në Hungari nga Ferencvaros, disfatë 0 – 2 për portugezët. Genk shtangu gjermanët e Freiburg, triumf minimal, vendoi goli i El Ouahdi në pjesën e parë. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.
Celta Vigo 1 - 0 Lyon
Celta Vigo 1 - 1 Lyon
