Europa League
Prej orës 21:00, do të nis finalja e Europa League mes Freiburg dhe Aston Villa.
Detaji interesant është se “eksperti” i këtij kompeticioni, trajneri Unai Emery është shumë pranë për të fituar trofeun numër 5, pas 3 të tillave me Sevillan dhe 1 me Villarreal.
Në “letër”, anglezët e Aston Villës janë ndjeshëm më të favorizuar për të fituar dhe ngritur trofeun e dytë më të rëndësishëm në kompeticionet evropiane për klube, pas Champions League.
Dueli do të mbahet në Stamboll të Turqisë, stadiumi “Besiktas Park”, me një kapacitet mbi 42 mijë vende.
Poll
