Nottingham - Aston Villa
Janë mbyllur ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League, ku janë shënuar gjithsej 3 gola.
Braga ka fituar në minutat e fundit të ndeshjes përballë Freiburg, duke shkuar me një avantazh të lehtë drejt Gjermanisë. Golat e Tiknaz dhe Dorgeles bënë të pavlefshëm atë të Grifos, duke i dhënë një sukses të çmuar skuadrës portugeze.
Në anën tjetër, dueli anglez mes Nottingham dhe Aston Villas përfundoi në shifrat minimale 1-0 në favor të vendasve, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e dytë.
Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve do të luhen të enjten e ardhshme në të njëjtën orë, 21:00.
REZULTATET:
Braga 2-1 Freiburg (Tiknaz 8', Dorgeles 90'+2/ Grifo 16')
Nottingham Forest 1-0 Aston Villa (Wood 71')
Poll
