Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

EUROPA LEAGUE/ Aston Villa "shkel" Bolognan dhe prek gjysmëfinalen, Nottingham "shokon" Porton dhe e nxjerr nga turneu! Braga përmbysje të çmendur në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
EUROPA LEAGUE/ Aston Villa "shkel" Bolognan dhe prek
Europa League

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e kthimit të çerekinaleve të UEFA Europa League. Siparin e hapi sfida mes Celta Vigos dhe Freiburg, e cila përfundoi sërish në favor të gjermanëve të cilët fituan edhe takimin në Spanjë me rezultatin 1-3.

Golat e Matanovic dhe Suzukit në pjesën e parë "vranë" shpresat e vendasve, përpara se po Suzuki të shënonte dhe të dytin personal për t'i dhënë fund llogarive të sfidës. Swedberg shënoi të vetmin në radhët e spanjollëve në minutat e fundit, gol që shërben më shumë për ngushëllim, pasi skuadra gjermane kaloi në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Në takimet e tjera, Aston Villa mposhti thellë 4-0 Bolognan, duke përfunduar atë çfarë la në Itali. Watkins, Buendia, Rogers  dhe Konsa shënuan për vendasit, duke kapitulluar përfundimisht italianët. 

Braga arrin fitore me përmbysje në transfertën ndaj Betis me rezultatin 2-4. Skuadra portugeze ia doli të rikuperojë disavantazhin e dy golave të Antonyt dhe Ezzalzouli përmes Victor në pjesën e parë, ndërsa në të dytën menduan Vitor Carvalho, Horta dhe Gorby të cilët udhëhoqën skuadrën e tyre drejt gjysmëfinaleve.

Në fund, edhe Nottingham bënë befasinë e këtij turneu duke mposhtur minimalisht 1-0 Porton. Miqtë mbetën me një lojtar më pak që në fillimin e pjesës së parë pas daljes me kartonin e kuq të Jan Bednarek, çfarë solli dhe përfitimin e vendasve që shënuan me Gibbs-White, të vetmin e ndeshjes. 

Poll

Lexo gjithashtu