Thiago Silva është bërë pjesë e librave të historisë së futbollit, në ndeshjen që po luhet mes Portos së tij dhe Stuttgart, sfidë të cilën po e kryeson skuadra portugeze po e kryeson me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Mbrojtësi brazilian me paraqitjen e sotme zyrtare, numëron plot 1,000 ndeshje në karrierën e tij, që prej se nisi të luajë si profesionist në sezonin 2002-03.
Me këtë shifër jubile të arritur në aspektin e tij personal, Silva i bashkohet legjendave të futbollit që kanë në "llogarinë" e tyre të njëjtin numër ndeshjesh zyrtare, ku një pjesë prej tyre tashmë janë pensionuar. 41-vjeçari kështu mund të krahasohet me emra si Frank Lampard, Xavi Hernandez, Sergio Ramos, Paolo Maldini, Leo Messi, Luis Suarez, e shumë futbollistë të tjerë. ]
Në kabinetin e tij, krahas arritjeve individuale, Siva numëron gjithsej 31 trofe të fituar, mes të cilave një Champions League, një Kupë Bote për Klube, 7 kampionate në Francë me PSG-në dhe një kampionat në Itali me Milanin.
View this post on Instagram
