Janë mbyllur 7 ndeshjet e play-off në Uefa Europa League, në të cilat janë ofruar emocione të jashtëzakonshme. Gjithsej 26 gola të shënuar janë tregues që ky kompeticion nuk mund të nënvlerësohet.
Në "Olimpico" ndodh përmbysja e madhe pasi Bologna ia del të mposhtë 4-3 në minutat e fundit të shtesës Romën, duke kaluar një fazë më tutje.
Në anën tjetër, llogaritë mbyllen me sukses për Aston Villan, Celta Vigon dhe Betis të cilat janë zyrtarisht në çerekfinale.
Fitore arritën gjithashtu dhe Nottingham përballë Midtjylland falë penalltive pas 120 minutash lojë, ndërsa Porto mposhti lehtësisht në shtëpi Stuttgart 2-0.
REZULTATET:
Freiburg 5-1 Genk (Ginter 19', Matanovic 25', Grifo 53', Suzuki 56', Eggestein 79'/ Smets 39')
Lyon 0-2 Celta Vigo (Rueda 61', Jutgla 90'+2)
Midtjylland 1-3 Nottingahm (Erlic 69'/ Dominguez 40', Yates 52')
AS Roma 3-4 Bologna (Ndicka 32', Malen 69' (pen), Pellegrini 80'/ Rowe 22', Bernandeschi 45'+2, Castro 58', Cambiaghi 111')
Aston Villa 2-0 Lille (McGinn 54', Bailey 85')
Betis 4-0 Panathinaikos (Ruibal 8', Ambrabat 45'1, Cucho 53', Antony 66')
Porto 2-0 Stuttgart (William 21', Froholdt 72')
