
"Ke pak deluzione...". Higuain është një hap larg veshjes së fanellës së Juventusit, por në interenet tifozët napolitanë nuk e falin sulmuesin argjentinas. Ata bëjnë lidhjen me Maradonën: "Vetëm ai e ka dashur vërtetë qytetin tonë, ai që e do nuk e harron. Gonzalo na tradhëtoi".
Dikush bën filozofi: "Lodhemi të kujtojmë njëherë lojtarët që venë e vinë, ajo që mbetet është vetëm fanella". Ka edhe tifozë të tjerë që i kujtojnë se ai u bë alternativë apo diçka të tillë. Megjithatë, Gonazlo Higuain tashmë mund të quhet i Juventusit, edhe pse pagesa prej 94 milion eurosh do të kryhet të hënën.
Poll