Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Trajneri i ri i Italisë? Claudio Ranieri s’ndalet as në moshën 74-vjeçare: Kurrë mos thuaj kurrë!

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i ri i Italisë? Claudio Ranieri s’ndalet as në
Claudio Ranieri

Claudio Ranieri u shkarkua nga roli i zyrtarit që mbante te Roma dhe tani është i papunë. 74-vjeçari po përflitet për një vend në Kombëtaren italien, por ende nuk dihet si trajner apo zyrtar në Federatë.

I pyetur mbi këtë aludim, Ranieri i ka lënë të hapur derën një mundësie të tillë. Sipas italianit kurrë nuk duhet thënë kurrë, duke ngritur pikëpyetje mbi stolin e Italisë, aty ku mund të ulet edhe vetë 74-vjeçari.

“Thashë jo sepse isha i zënë me Romën dhe nuk mund të kisha dy punë. Tani jam i lirë, pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë. Ekzekutivi apo trajneri? Nëse të thërrasin, duhet të thuash po dhe kaq. Duhet të ngrihemi në këmbë, nuk mund të qëndrojmë kaq larg ngjarjeve të mëdha”, u shpreh Ranieri.

Tekniku italian ka një karrierë të pasur në pankinë, pasi ka drejtuar ekipe si Napoli, Fiorentina, Atletico Madrid, Chelsea, Juventus, Roma, Inter, Monako, Leicester, Fulham dhe Valencia.  

Poll

Lexo gjithashtu