Juventusi po lufton për të siguruar vendin e katërt në Serie A, objektiv që do t’i garantonte rikthimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Vetëm pjesëmarrja në kompeticionin europian do t’i jepte klubit mundësinë të planifikojë me qetësi merkaton verore.
Drejtuesit bardhezi pritet të lëvizin me kujdes në afrime, ndërsa nuk mungojnë ofertat e rëndësishme për lojtarët aktualë. Një nga emrat më të kërkuar është Francisco Conceicao, për të cilin Liverpool ka shfaqur interes konkret.
Sulmuesi portugez 23-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030 dhe klubi italian kërkon rreth 75 milionë euro për kartonin e tij. Nëse “Zonja e Vjetër” siguron Champions-in, Conceicao konsiderohet i paprekshëm, por një dështim mund ta kthejë shitjen e tij në çelësin e merkatos.
