Fitorja e Napolit kundër Bolognës u parashikua e “sigurtë”, marrë në konsideratë pretendimet e ekipeve dhe bastoret, por fusha tregoi tjetër qasje, e humbur 2 – 3 nga ekipi i Antonio Contes.
Që në pjesën e parë u evidentua se napoletanët do e kishin të vështirë për të marrë pikë, e jo më fitore. Bologna me Bernardeschin dhe Orsolini i dërguan shifrat në 2 – 0, por fianalizimi i i Di Lorenzo në fundin e pjesë së parë dha shpresë te Napoli.
Alisson Santos arriti të barazoi përkohësisht në minutën e 48-të, por kaq. Në “frymën e fundit” të ndeshjes, Rowe shënoi golin e fitores. Pas kësaj humbje, Napoli mbetet në kuotën e 70 pikë, 2 më shumë se Juventusi i vendit të 4-të dhe 3 më tepër se Milani dhe Roma.
Deri në mbyllje të sezonit në Serie A, janë edhe dy javë për t’u luajtur, ndërsa gara për zonën Champions është bërë me e “ethshme” se kurrë.
