Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Një tjetër biletë "e djegur" për Championsin, Tare nuk justifikohet për humbjen e Milanit: Kemi humbur qetësinë, duhet reagim për ndeshjet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Një tjetër biletë "e djegur" për Championsin, Tare
Igli Tare

Milani mori një humbje shokuese 2-3 në shtëpi, teksa priti Atalantën në stadiumin “San Siro” për javën e 36-të të Serie A. Kuqezinjtë u “zgjuan” në fragmentet e fundit të pjesës së dytë, duke mos arritur edhe minimumin e pikëve përballë Bergamaskëve, të cilët u treguan më të zotë dhe këmbëngulës përgjatë gjithë 90 minutave, falë golave të shënuar nga Ederson, Zappacosta dhe Raspadorit.

Një disfatë që dhemb akoma dhe më shumë për “Djallin” pasi duhet t’i bëjë llogaritë mirë për ndeshjet e fundit, prej nga ku varen dhe shpresat e një kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm, teksa momentalisht mban vendin e 4-të në renditjen e përgjithshme me 67 pikë në total, po aq sa Roma e një vendi më poshtë.

Lidhur me këtë rezultat “deklasues”, ka reaguar dhe drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, i cili pranon momentin e vështirë dhe “kritikat” e tifozerisë.

“Është e drejtë të protestojnë. Mendimi i tyre vlen shumë. Tani është çështje “mentaliteti”. Skuadra nuk e ka gjetur paqen dhe kanë humbur në disa momente qetësinë. Kjo është ajo që na ka ndodhur muajve të fundit. Shtojmë këtu dhe faktin që duke humbur pikë, distanca me të tjerët është shkurtuar.

E rëndësishme është të mbajmë një mendje të ftohtë. Duhet t’i pranojmë kritikat, të cilat janë të justifikueshme, por njëkohësisht duhet të dimë edhe si të reagojmë pasi na kanë mbetur dhe dy ndeshje për të arritur qëllimin tonë, për të hedhur një hap të rëndësishëm për të ardhmen”, tha Tare.

Poll

Lexo gjithashtu