Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

KUPA E ITALISË/ Interi tenton dopietën e trofeve, Lazio kërkon të "lajë hesapet" në Romë

Shkruar nga NEWSPORT
KUPA E ITALISË/ Interi tenton dopietën e trofeve, Lazio kërkon
Lazio - Inter

Stadiumi “Olimpico” i Romës do të presë ditën e sotme finalen e Kupës së Italisë për këtë edicion, e cila do të luhet mes Lazios dhe Interit në orën 21:00.

Suksesi në kampionat pas fitores me Parmën që solli dhe titullin e 21-të duket se nuk ngop zikaltërit, të cilët duan ta mbyllin këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar plot 2 trofe, ndërsa gjen përballë kryeqytetasit, aty ku luan dhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Duke përfituar dhe nga “tempulli” romak që po i sjell fat skuadrës së drejtuar nga Chivu, kampionët e Italisë do tentojnë të mposhtin për të dytën herë brenda një kohe fare të shkurtër rivalin e tyre, pasi nuk treguan aspak “mëshirë” në ndeshjen e kampionatit duke i mposhtur 3-0.

Për Lazion në anën tjetër një motiv i madh për të marrë hak dhe në njëfarë mënyre për të shpëtuar sezonin e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu