Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 3 gola në 10 minuta dhe driblime “magjike”, mesfushori i Shqipërisë “furtunë” në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 gola në 10 minuta dhe driblime “magjike”, mesfushori i
Armend Muslika

Mesfushori qendror i Shqipërisë Armend Muslika, ishte fenomenal me ekipin e Tottenham U-18. Talenti i Shqipërisë U-17, shënoi i vetëm 4 gola kundër West Brom Albion, e përfunduar 5 – 2 për “Gjelat” londinez.

Brenda 10 minutash, konkretisht në segmentin 11-21 të minutave, Muslika shënoi 3 gola, i pandalshëm. Finalizimi i 3-të dhe i 4-të për talentin shqiptar, tregoi klasin që ai posedon.

Me tek lëvizje, dribloi direkt  dy kundërshtarë dhe më pas “gradoi” goditjen për të “tundur” rrjetën mike. Takimi në fjalë ishte i vlefshëm për javën e 28-të në Premier League U-18.

Nëse i referohemi statistikave të Armend Muslikës gjatë këtij sezoni me Tottenham U-18 në kampionat, ai numëron 15 gola dhe 4 asiste në 24 paraqitje, të dhëna mbreslënëse, shto faktin që luan si mesfushor qendre.   

3 golat e Armend Muslikës brenda 11 minutash

Goli i 4-të i Armend Muslikës      

Poll

Lexo gjithashtu