Milan po kalon një periudhë të “nxehtë” dhe pjesëmarrja në Champions League është në rrezik. Në pritje të përfundimit të sezonit, po mendohet një revolucion, që mund të nisë edhe me largimin e trajnerit Massimiliano Allegri.
Ndërkohë që në pritje duket të jetë Davide Ancelotti, djali i legjendës Carlo Ancelotti. I pyetur nëse do të donte të bëhej trajner i “Djallit”, Davide e ka thënë troç që ndihet i gatshëm për diçka të tillë.
“A do të bëhesha trajner i Milan? Sigurisht që po, do të bëhesha. Madje unë mendoj se jam gati ta bëj diçka të tillë, në këtë moment”, është shprehur shkurt dhe qartë Davide Ancelotti.
Kujtojmë se 36-vjeçari ka një karrierë interesante. Ai ka punuar si përgatitës atletik tek PSG dhe Real Madrid. Ndërsa pastaj ka qenë asistent i të atit tek skuadra si Bayern Munich, Napoli, Everton, Real Madrid dhe tashmë Brazil.
Gjithashtu, Davide Ancelotti ka dhe një aventurë si trajner i parë, tek skuadra brazilian Botafogo. Ai i drejtoi ata për 33 ndeshje, por nuk shkoi ashtu siç e priste.

