Inter
Edhe pse skuadra e Interit e ka siguruar matematikisht titullin në Serie A, ata nuk treguan “mëshirë” kundër Lazio-s në stadiumin “Olimpico” të Romës, e fituar 3 – 0.
Zikaltërit e siguruan fitoren që në pjesën e parë me golat e Lautaro Martinez e Sucic. Në fraksionin e dytë, pati kohë edhe për finalizimin e Mkhitaryan. Në minutën e 59-të, Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrje brutale ndaj rivalit.
Për mbrojtësinë e Shqipërisë Elseid Hysaj, nuk pati asnjë minutë lojë, i cili “ngrohi” stoli. Sfida në fjalë ishte e vlefshme për javën e 36-të në kampionatin italian, 2 javë të mbetura deri në përfundim të sezonit.
Poll
