Një përmbysje e çmendur ka ndodhur në sfidën mes Parmës dhe Romës, e cila ka përfunduar në shifrat 2-3 në favor të romakëve, në takimin e vlefshëm për javën e 36-të të Serie A.
Golin e parë të sfidës e gjetën miqtë përmes Malen në minutën e 22-të, por reagimi i vendasve erdhi në të 47-tën minutë me fillimin e pjesës së dytë falë Strefezzas.
Megjithatë, në minutat e fundit pati vend dhe për dy gola të tjerë, ku fillimisht ishte Keita që shënoi në të 87-tën, përpara se Rensch të reagonte sërish në minutën e 4-tët të shtesës. Megjithatë, miqtë besuan deri në fund dhe fati erdhi në "frymën e fundit" përmes Malen që shënoi të dytin personal nga pika e bardhë e penalltisë për t'i dhuruar një tri pikësh me vlera të tijëve.
Nga ky takim, Roma shkon në kuotën e 64 pikëve dhe afrohet me zonën Champions, ku distanca me Juventusin është vetëm 3 pikë. Sakaq, për Parmën një humbje që shokon, duke mbetur në vendin e 13 me 42 pikë.
Kujtojmë se më herët, Como fitoi minimalisht në transfertë 0-1 përballë Veronës, ndërsa Cremonese mposhti pastër 3-0 Pisën. Në anën tjetër, sfida mes Fiorentinës dhe Genoas përfundoi në barazimin pa gola.
Parma 2-3 Roma ( Strefezza 47', Keita 87'/ Malen 22', 90'+11, Rensch 90'+4)
Goli i Keita (Parma 2-1 Roma)
Goli i Rensch (Parma 2-2 Roma)

