Juventus nuk e ka zgjidhur ende çështjen e Dusan Vlahovic, me sulmuesin serb që është ende në “ajër’”. Në pritje të vendimin që do të marrë klubi torinez, agjentët e 26-vjeçarit po punojnë për një ambient të ri, për të qenë në gatishmëri.
Babai i Dusan Vlahovic ka kontaktuar fillimisht me Bayern Munich, të cilët nuk janë të sigurt për të ardhmen e Harry Kane, pasi bisedimet e rinovimit janë “pezull”. Në këtu kushte, shohin si përforcim sulmuesin serb.
Kujtojmë që vlera aktuale e Vlahovic në “Transfermarkt” është 35 milionë euro, por kontrata e tij përfundon në qershor. Në rast mosrinovimi, ai do të transferohej falas tek çdo ekip dhe Juventus do të mbetej “thatë” për sulmuesin që pagoi 85 milionë euro në vitin 2022.
