
Vinicius Jr ishte një lojtarët që shpërtheu këtë sezon te Real Madrid. Sulmuesi brazilian u transferua këtë sezon edhe pse shumë i ri në moshë arriti të siguronte një vend në formacionin mardrilen. Paraqitjet e tij ishin tepër bindesë, por një dëmtim ndaj Ajax në ndeshjen e kthimit në "Santiago Bernabeu" bëri që lojtari të humbiste shumë ndeshje.
Me ardhjen e Zidan, Vinicius Jr nuk preferua shumë dhe më shumë mundësi pritet të huazohet duke parë dhe merkton që mund të bëjë Real Madrid. Valladolid është gati për ta marrë në huazim dhe një gjë e tillë mund të bëhet pa shumë probleme duke parë që presidenti i klubit është Fenomeni Ronaldo. Në Madrid nuk i sigurojnë shumë minuta dhe për këtë arsye braziliani mund të huazohet për të fituar më shumë ekseperincë.