Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Benfica nuk e "llogariti" Real Madrid-in, Arbeloa bën autokritikën pas ndeshjes: Nuk arritëm të qëndronim 90 minuta në nivelin e kërkuar

Shkruar nga NEWSPORT
Benfica nuk e "llogariti" Real Madrid-in, Arbeloa bën
Trajneri i ri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa

Benfica u përball me Real Madrid në një përballje e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/8-ve të në Champions League. Një duel nga ku skuadra e Mourinho doli triumfues me 4 gola duke e lënë rivalin me 2 të tilla.

Megjithatë menjëherë pas ndeshjes dhe humbjes e cila i la jashtë 8-shes, ka folur për mediat edhe trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa. Në fjalët e tij ai theksoi se paraqitja e skuadrës ishte shumë larg nga ajo që ata donin.

Por mbi të gjtha tekniku i skuadrës u ndal edhe tek goli i portierit për të cilin tha se nuk ishte hera e parë që skuadrës së tyre po i shënon një portier.

“Sonte ishim larg asaj që donim të ishim. Nuk arritëm të qëndronim 90 minuta në nivelin e kërkuar. E dinim që kishin shumë për të përmirësuar, na mbetet ende shumë punë.

Nuk është hera e parë që më shënon një portier. Ata morën përsipër rrezik po ashu si dhe ne. Në fund fituan ata”, ka thënë trajneri Arbeloa.

Poll

Lexo gjithashtu