Tirana po punon për sezonin e ri, teksa në krye të skuadrës është zyrtarizuar Bledi Shkëmbi. Bardheblutë duhet të formojnë qendrën e mbrojtjes, pasi aktualisht nuk kanë asnjë lojtar në këtë repart.
Për këtë po konsiderohet rikthimi i dy ishëve. Bëhet fjalë për Behiratchen dhe Najdovskin. Ky i fundit ka marrë statusin e ishit, pasi klubi zyrtarizoi përfundimin e bashkëpunimit, teksa tashmë po punohet për rikthimin.
Në anën tjetër Behiratchen ndau rrugët para 1 viti, por tashmë është sërish alternativë. Kujtojmë se sezonin e fundit ishte pjesë e Dinamos.
Të dy ishin titullarë me Tiranën kampione në vitin 2022. Bashkë e njohin mjaft mirë ambientin bardheblu, teksa mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë.
Poll