
Në pozitën e analistit, Redi Jupi si personazh “stabël” në emisionin “Porcesi Sportiv” në Top Channel ka “skanuar” situatën në Superiore, duke i “prehur krahët” tifozëve të Tiranës dhe Flamurtarit:
“Po ta shikosh klasifikimin, pavarësisht se kanë kaluar pak javë, kam përhshtypjen se kjo tabelë nuk do jetë shumë larg asaj përfundimtares. Pak a shumë janë definuar ato 4-5 ekipet që do luftojnë për vendet e para.
Flamurtari dhe Tirana patjetër në vendet e fundit, ndërsa Partizani ka potencial për të shkuar pak më lart, por jo shumë më lart. Sipas mendimit time, pas 5 javësh, kampionati të shpreh veten është shpejtë, por ky mund të jetë rasti i parë.
Të jeni të sigurtë që mbas një faze, skuadrat kanë shprehur shumë nga potenciali i tyre. Të gjithë presin ndryshime shumë të mëdha, ama ndryshimet janë shumë të vogla”.