
Rikthehen problemet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pas derbit mes Tiranës dhe Dinamos, dolën në pah problemet me fushën.
Gjë e cila tashmë do të duhet të mbillet sërish. Në këto kushte Dinamo është e “pafat”, teksa do të duhet të gjejë një “shtëpi” tjetër për përballjen me javës së 6-të me Flamurtarin.
Duel ky i parashikuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19:00. Tashmë për “Blutë” ekzistojnë 2 alternativa. “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”. Alternativa e parë duket më e pabesueshme, pasi siç dihet të premten do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës dhe nuk dihet nëse fusha e arenës Kombëtare do të mund të presë 2 sfida në 2 ditë.
Ndërkohë më e mundshme është që dinamovitët të “shtegtojnë” sërish në Elbasan, ku siç tashmë dihet “Elbasan Arena” është bërë si “shtëpia” e dytë e ekipit të Ilir Dajës. Gjithsesi në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi kët sfidë.