Rikthimi i Flamurtarit në Superiore nuk ishte ashtu siç ishte menduar. Kuqezinjtë po kalojnë një “krizë”, pasi prej 5 javësh nuk kanë arritur ende të sigurojnë fitoren e parë, teksa kanë grumbulluar 2 pikë.
Aktualisht mbajnë vendin e parafundit në klasifikim, por paraqitja e skuadrës lë shumë për të dëshiruar. Carlos Garcia nuk po arrin të nxjerrë ekipin nga kjo “errësira” ku janë futur dhe momenti “JO” që po kalojnë duket se ka “mbushur kupën” e Sinan Idrizit.
Presidenti ka patur një takim “kokë më kokë” me futbollistët, ku ka kërkuar përqendrim dhe vlerësim maksimal të çdo sfide dhe kundërshtari. Humbja me Egnatian në shtëpi duket e pafalshme dhe kreu i klubit mjaft i mërzitur dhe i irrituar nuk ka “kursyer” aspak kritikat ndaj të tijve.
Dueli i radhës ndaj Dinamos do të jetë shumë vendimtar për skuadrën, ku fitoja është shumë e rëndësishme për të kaluar këtë moment negative dhe për të rikthyer atmosferën pozitive në ekip.