Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bruno Dita injoron Vllazninë, tregon punën e jashtëzakonshme të Ilir Dajës: E patë të gjithë për 30 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
Bruno Dita injoron Vllazninë, tregon punën e jashtëzakonshme
Bruno Dita

Bruno Dita ka folur për Dinamon, skuadrën pretendente për titullin kampion në këtë sezon futbollistik. Mesfushori i njohur, titullar i padiskutueshëm me Ilir Dajën, tregoi se skuadra e tij shquhet për ritmin në fushë. Madje u ndal te ndeshja me Vllazninë të javës së parë që triumfuan 3-1. Shtatlarti, i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH deklaroi:

"Punën e ritmit e treguam që me Vllazninë. Luajtëm të enjten, të dielën luajtëm me Vllazninë. Në minutën e 30-të u duk se kishin luajtur ata të enjten, jo ne. Pra ishim në ritëm të mirë".

Kujtojmë që dje Dinamo luajti kundër Tiranës, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të dinamovitëve.

Poll

Lexo gjithashtu