
Dinamo ka zyrtarizuar pak minuta më parë edhe stadiumin ku do të luajë përballjen me Flamurtarin. Tashmë ka marrë fund dilema dhe kjo sfidë do të zhvillohet në “shtëpi”, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Për shkak të gjendjes jo shumë të mirë të fushës së stadiumit “Selman Stërmasi” u vendos në dyshim se ku do të zhvillohej ky takim, por tashmë gjithçka ka marrë fund.
Ekipi i Ilir Dajës do të luajë në shtëpinë e tij ashtu siç ishte parashikuar që në fillim. As dita e ndeshjes nuk ka ndryshuar, me ekipet që ditën e shtunë do të bëjnë mes tyre llogaritë e fitores.
Por për këtë përballje ka ndryshuar orari se ku do të zhvillohet. Ishte parashikuar për në orën 19:00, por Dinamo – Flamurtari do të startojë në orën 15:30.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit dhe aktualisht Dinamo mban vendin e 6-të në klasifikim me 7 pikë, ndërsa Flamurtari ndodhet i 9-ti me vetëm 2 pikë.
View this post on Instagram