
Rey Manaj
Ka përfunduar në barazim ndeshja mes Al-Saad dhe Al-Sharjah, e mbyllur 1 – 1, e vlefshme për Champions League Elite në Azi, java e dytë. Në fushë për 87 minuta ka qenë edhe sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj.
Edhe pse pritshmërit ishin të larta te 28-vjeçari shqiptar, ai nuk ishte në gjendje të tregonte asgjë, lojtari më i dobët në fushë, i vlerësuar me notën 5.9 sipas “SofaScore”.
Në planet e trajnerit Sylvinho, Manaj është një lojtar titullar, çka tregon rëndësinë e tij në fazën ofensive te Shqipëria. Ndeshja me Serbinë do të përcaktoi fatet e Kombëtares në rrugëtimin drejt “Botërorit 2026”, Grupi K.
Poll