
Eva Murati, Hellas Verona
Ekipi i Hellas Veronës u mposht ditën e djeshme nga Roma në transfertë me shifrat 2-0. Megjithatë, miqtë ngushëllohen me prezencën e Eva Muratit pas kësaj humbjeje ndaj kryeqytetasve.
Moderatorja sportive ishte e pranishme ditën e djeshme në stadiumin “Olimpico” në Romë. Eva Murati ka publikuar një fotografi në “InstaStory” së bashku me presidentin e Veronës, Italo Zanzi.
“Me presidentin e ri të Hellas Verona. Duke i uruar atij dhe ekipit një sezon të mbarë”, shkruan moderatorja seksi teksa fotografohet me fanellën e Veronës në duar të personalizuar me mbishkrimin “EVA 25”.

Poll