Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana BIE nga kategoria, i bashkohet edhe Flamurtari! Partizani e Dinamo mbeten jashtë “Final 4” (PARASHIKIMI SURPRIZUES)

Shkruar nga Nikoll Rajta
Tirana BIE nga kategoria, i bashkohet edhe Flamurtari! Partizani e Dinamo mbeten
Sezoni i ri / Superiore

Kategoria Superiore është në startin e saj, teksa deri më tani janë luajtur vetëm 5 javët e para në këtë sezon futbollistik. Surprizat janë të shumta në këtë fillim kampionati, ku dy skuadrat kryesore të kryeqytetit, Partizani dhe Tirana kanë zhgënjyer, duke u renditur respektivisht në vendin e 8-të dhe të 10-të (fundit).

Në fakt për këto dy ekipe, nuk mendon mirë as Inteligjenca Artificiale, “CHAT GPT”. Pikërisht ky aplikaciun i “IA” ka parashikuar renditjen e Superiores pasa 36 javëve të rregullta të kampionatit, pa futur këtu fazën “Final Four” që do të luhet pas përfundimit të 36 “xhirove”. Surprizat nuk mungojnë as nga “CHAT GPT”, aplikacion i cili ka “shprehur” mendimin e tij.

Sipas Inteligjencës Artificiale, në vend të fundit do ta mbyllë Tirana me 31 pikë, ndërsa në rënien nga Superiorja do t’i bashkohet Flamurtari. Bylis do të ketë edhe një shans për të mbijetuar, pasi renditet i 8-ti me 38 pikë. Ndërkohë që në vendin e 7-të e mbyll sezonin Vora, ku pas 36 ndeshjesh ka grumbulluar 42 pikë.

Parashikim me “risk” është lënia jashtë “Final Four” e dy ekipeve të kryeqytetit, Dinamos që mban vendin e 6-të me 49 pikë dhe Partizanit që renditet i 5-ti me 55 pikë. Ndërkohë që Teuta, sipas “Chat”-it do të mbajë vendin e 4-t në kuotën e 58 pikë.

Në vendin e 3-të është renditur Vllaznia me 61 pikë, ndërsa në të dytin Elbasani me 65 të tilla. Këta të fundit jane vetëm 3 pikë larg nga vendi i pari, i cili sipas “CHAT GPT”, i takon kampionëve në fuqi, Egnatias. Në fund të fundit ky mbetet vetëm një parashikim, por deri më tani vetëm me Tiranën, “IA” ia ka… qëlluar.

Tirana BIE nga kategoria, i bashkohet edhe Flamurtari! Partizani e Dinamo mbeten
Parashikimi i bërë nga "CHAT GPT"

 

Poll

Lexo gjithashtu