Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bekim Balaj i “pakapshëm”, shkodrani u lë “targën” rivalëve

Shkruar nga NEWSPORT
Bekim Balaj i “pakapshëm”, shkodrani u lë
Bekim Balaj

Superiorja deri më tani ka zhvilluar 5 javët e parë të kampionatit. Rezultate surprizë janë marrë nga ekipet deri më tani, ndërsa tashmë edhe futbollistët kanë treguar vetën në këto javë.

Kështu Bekim Balaj siç duket do të vazhdojë të jetë kandidati kryesorë për të fituar garën e golashënuesit. Shkodrani është futbollisti që ka arritur të gjejë më shumë rrugën e rrjetës deri më tani.

Saktësisht 4 herë e ka dërguar sferën në katërkëndësh, duke udhëhequr kështu Vllaznisë drejt rezultateve pozitive. Balaj ka shënuar 4 nga 10 golat e shkodranëve dhe dukshëm është edhe lideri i kuqebluve.

Ndërkohë pas kapitenit të Vllaznisë renditet Bernard Karrica i Vorës, Erald Maksuti dhe Samy Bourard nga Flamurtari, Fatjon Bunjaku i Elbasanit, Vusal Isgandarli i Partizanit, Alessandro Albanese i Egnatias dhe Ëalisson Nem, Malomo Ayodeji, Mouctar Kodji nga Bylisi, ndërsa nga 1 gol kanë shënuar Dejvi Bregu, Lorenc Vila, Melos Bajrami, Esat Mala etj.

Poll

Lexo gjithashtu