
Ylli Aga
Ylli Aga në profilin e Drejtorit te “SuperSport” ka analizuar në emisionin “Skaner” në MCN TV ecurinë e Vllaznisë në këto 5 javë Superiore.
Aga nuk e ka pasur të vështirë të dalë në përfundimin se ekipi i Edi Martinit është favoriti kryesor për të fituar titullin në bazë të paraqitjeve këtë edicion: “Vllaznia ka bërë gjithçka mirë në këtë fillim kampionati. Ekipi shkodranë ka bërë goditjet më të mira në merkato. Në çdo pozicion, në çdo repart.
Deri tani, skuadra e Edi Martini është super. Duke filluar që me merkaton, kiminë brenda skuadrës, Vllazninë ke qejf t’a shohësh për mënyrën se si luan. Ka kaluar prova me rivalët që është përballur. Vllaznia është kandidate kryesore për titullin”.
Poll