Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Shkodër, Vllaznia jep “Certifikata Mirënjohjeje” për 5 ish-gazetarë sportivë

Shkruar nga NEWSPORT
Në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Shkodër, Vllaznia jep
VLLAZNIA

Në prag të sfidës së radhës ndaj Elbasanit të shtunën, Vllaznia është përqendruar për të vlerësuar gazetarët sportivë shkodranë. Klubi kuqeblu i ka dorëzuar ditën e sotme “Certifikata Mirënjohjeje” ish-gazetarëve Ymer Striniqi, Ramadan Bigza dhe Mejdan Zhivanit (të cilët kanë ndërruar jetë) gjithashtu dhe Namik Mehmetit dhe Gaspër Markut.

“Kontributi në vite i pesë gazetarëve sportivë shkodranë është vlerësuar me dorezimin e ‘Certifikatave të Mirënjohjes’ ditën e sotme nga Këshilli i Qarkut Shkodër përmes një ceremonie të veçantë të organizuar në ambientet e stadiumit ‘Loro Boriçi’.

Propozimi i KF Vllaznia është miratuar nga ky institucion dhe sot janë shpërndarë këto vlerësime për Ymer Striniqin, Ramadan Bigzën dhe Mejdan Zhivanin ( pas vdekjes ) si dhe për Namik Mehmetin e Gaspër Markun.  Kontributi i tyre i madh për gjithçka ka ndodhur në botën e futbollit dhe jo vetëm, mbetet i jashtëzakonshëm dhe një vlerësim i tillë është minimumi që mund të bëjmë për ta.”, shkruan Vllaznia.

 

Poll

Lexo gjithashtu