
Partizani dhe Tirana e kanë nisur Superioren në këtë edicion të ri me “këmbën e gabuar”, duke u renditur në fundin e tabelës. Java e 6-të në elitën e futbollit shqiptar parashikon derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Si trajneri Roberto Bordin në kampin e bardhebluve, ashtu edhe Mladen Milinkoviç te “Demat e Kuq” ndihen të rrezikuar.
Përveç formës së dobët, humbja në ndeshje kaq prestigjoze për futbollin shqiptar nuk do “përtypet” lehtë nga bordi dhe tifozët. Tirana mbyll renditjen me vetëm 2 pikë pas 5 javësh, teksa nuk kanë asnjë fitore deri tani.
Partizani pas triumit minimal ndaj Vorës në fillim të sezonit, po kalon krizë në çdo repart, sulmi më i dobët dhe mbrojtaj më e “brishtë”. Më këto “ngjyra”, duket se nuk ka kthim mbas për trajnerin humbës në derbi, shkarkimi.