
Tirana nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat në këtë sezon. Me paraqitjen e treguar deri më tani, bardheblutë po zhgënjejnë dhe e shikojnë vetën në vendin e fundit, pozicion që të çon në Kategorinë e Parë.
Kryeqytetasit u mposhtën nga Dinamo në sfidën e javës së 5-të, duke “thelluar” akoma më shumë krizën në të cilën ndodhen. Por pas një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj “Bluve”, ekipi i Roberto Bordin do të luajë një tjetër sfidë tepër delikate dhe më të luftuarën e sezonit.
Ditën e premte, ora 19:00 do të sfidojnë Partizanin në “Air Albania” dhe siç dihet përballjet me rivalin e përjetshëm janë gjithmonë spektakolare dhe speciale. Padiksutim që të dyja ekipet do të përplasin “brirët” për të marrë kryeqytetin, ndaj kjo sfidë merr një tjetër rëndësi.
Por përpara kësaj përballjeje, lideri i bardhebluve, Kleandro Lleshi ka bërë një postim në rrjetet sociae. Ish-futbollisti i Kukësit shkruan se ekipi do të luftojë deri në fund, duke treguar kështu se nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe paralajmëron rivalin e tyre, Partizanin.
“Do të luftojmë deri në fund”, ka shkruar në postim. Lleshi në këtë sezon me fanellën e Tiranës ka luajtur në 2 ndeshje, në total 180 minuta.
