
Kategoria Superiore zhvilloi të shtunën dhe të dielën javën e 5-të të kampionatit. Si çdo javë, “Newsport” ka përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.
Martin Janacek (Elbasani) – Verdheblutë vijojnë të kryesojnë edhe pas barazimit pa gola ndaj Teutës. Janacek bëri një paraqitje mjaft të mirë ndaj durrsakëve duke mbajtur portën e paprekur.
Andrey Yago (Vllaznia) – Mbrojtësi anësor i shkodranëve bëri një ndeshje mjaft të mirë ndaj Vorës. Jo vetëm që kontribuoi në mbrojtje, por kërcënoi miqtë në shumë raste të rrezikshme.
Bruno Lulaj (Elbasani) – Në barazimin pa gola ndaj Tetutës, Bruno Lulaj u paraqit mjaft mirë për Elbasanin. Qendërmbrojtësi bllokoi shumë hapësira dhe durrakët që të shënonin gol.
Arbënit Xhemjali (Egnatia) – Në një stadium të stërmbushur në Vlorë, Egnatia arriti sërish të fitojë. Një paraqitje të shkëlqyer bëri dhe Arbënit Xhemajli në qendër të mbrojtjes.
Fabian Përndreca (Bylis) – Të besuarit e Josës mposhtën pa probleme ekipin e Partizanit me shifrat 3-1. Përndreca ishte padyshim nga më të mirët në fushë duke kontribuar në krahun e djathtë.
Bakary Goudiaby (Dinamo) – Në triumfin në derbin e kryeqytetit përballë Tiranës, Goudiaby ishte ndër më të mirët në mesfushë. Në 38 minutat e para të sfidës ai arriti të shënojë, por më pas u zëvendësua për një shqetësim.
Xhoele Maçolli (Teuta) – Në një Teutë që doli me barazim pa gola nga Elbasani, Maçoli bëri një paraqitje të mirë. Mesfushori i durrsakëve u vëzhgua për kontributin në mesfushë.
Fernando Medeiros (Egnatia) – Me rrogozhinasit që morën një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit, Fernando Medeiros ra në sy për cilësitë e tij në mesfushë për Egnatian.
Malomo Ayodeji (Bylis) – Fitorja me shfirat 3-1 ndaj Partizanit, kishte një kontribut të rëndësishëm të 21-vjeçarit. Malomo arriti të ndëshkojë dy herë kryeqytetasit dhe duke i dhënë tre pikët Bylisit.
Lorenco Vila (Dinamo) – Gjithashtu dhe Vila bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj Tiranës. 26-vjeçari arriti të ndëshkojë bardheblutë me gol dhe duke i dhënë tre pikët Dinamos.
Alessandro Albanese (Egnatia) – 25-vjeçari me origjinë shqiptare është integruar mjaft mirë në Superiore. Albanese gjeti sërish rrugën e rrjetës për Egnatian në fitoren e fundit ndaj Flamurtarit.
Trajneri i Javës / Mirel Josa – Bylisi triumfoi ndaj një kundërshtari të fortë në letër si Partizani me shifrat 3-1. Një triumf shumë i rëndësishëm ky i mallakastriotëve ku merita i shkojnë dhe trajnerit Mirel Josa.