Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në vendin e fundit dhe në luftë për mbijetesë, Ard Mema për Tiranën: Nuk kthehen më te lavdia, duhen ndryshime rrënjësore

Shkruar nga NEWSPORT
Në vendin e fundit dhe në luftë për mbijetesë, Ard Mema
Ard Mema

Momenti aspak i mirë që po kalon Tirana tashmë është kthyer në një temë kryesore, se pse bardheblutë nuk po arrijnë të tregojnë veten në këtë sezon. I ftuar në “Rubrikën Sportive” në RTSH, Ard Mema ka folur për këtë çështje.

Si një ish i kryeqytetasve, Mema ka theksuar se bardheblutë nuk mund të rikthehen më aty ku kanë qenë, nuk do të jenë më ekipi i lavdishëm. Timonieri aktual i Pogradecit thekson se në klub duhen ndryshime rrënjësore dhe lojtarë me personalitet e të konfirmuar.

“Ard Mema: Për mendimin tim është një klub që… nuk kthehet më aty ku ka qenë.

Hygerta Sako: Nuk kthehet më te lavida?

Ard Mema: Nuk kthehet. Duhet një ndryshim i plotë mendoj unë për t’u rikthyer aty ku duhet.

Hygerta Sako: Në ç’kuptim?

Ard Mema: Në të gjitha aspektet, financiar, teknik, në çdo gjë.

Hygerta Sako: Të ndryshojë komplet?

Ard Mema: Për mua po.

Tefik Osmani: Financat, janë të paguar lojtarët.

Ard Mema: E kam te ana financiare që t’i nuk mund të veprosh në moment të fundit për të paguar lojtarët. Ti mund të marësh lojtarë, por varet çfarë lojtarësh ke marrë, edhe mund t’i paguash shumë mirë ato. Nuk e kam te kjo pjesë, port e mënyra dhe koha e duhur. Në momentin dhe në kohën e duhur, duhet të ndërtohet ekipi për të arritur aty ku duhet. Nëse do t’i kthehesh Tiranës, do lojtarë me personalitet, të konfimuar dhe që kanë qenë titullarë nëpër klube tjera.

Kujtojmë se Tirana aktualisht mban vendin e fundit me 2 pikë. në 5 javë kampionat kanë marrë 2 barazime dhe jan mposhtur 3 herë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH Sport - zyrtare (@rtshsport.al)

Poll

Lexo gjithashtu