Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dritë në fund të tunelit” për Tiranën, Bordin me “dy armë” më shumë në derbi kundër Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
“Dritë në fund të tunelit” për Tiranën,
Tirana

Emocionet e derbit të madh të kreyqytetit sa vijnë e shtohet, teksa dita – ditës po i afrohemi kësaj përballjeje. Të premten në orën 19:00 do të luhet sfidë më me rivalitet në futbollin shqiptarë, teksa përballë vihen dy ekipet e kryqytetit.

Partizani pret Tiranën dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores, një triumf që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj. Përgatitjet për këtë takim kanë nisur prej ditësh dhe te Tirana ka lajme të mira.

Roberto Bordin mund të mbështetet te 2 lojtarë të rëndësishëm. Ermal Meta dhe Dembele janë rikthyer nga dëmtimet dhe te dy pritet të japin kontributin e tyre ndaj “Demave”. Kjo padiksutim që “qetson” deri diku timonierin e bardhebluve, i cili do të ketë “dy armë” më shumë ndaj rivalit të tyre.

Siç dihet Tirana nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa aktualisht ndodhet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë. Fitorja në derbi kthehet më shumë se “jetike” për të, shërben për të shëruar “plagët” e hapura të këtij sezoni dhe për t’u ringjalluar pas 5 javëve mjaft zhgënjyese në kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu