
Një nga ngjarjet më të pritura në futbollin shqiptar është padyshim derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës. Ky duel, që së paku shërben si tregues i dominimit të futbollit në kryeqytet, është një sfidë më vete edhe për tifozët në shkallët e stadiumit.
Për Tiranën, është një moment për të treguar stofin e markës së vet dhe të tregojnë se janë në elitë për të fituar trofe dhe jo për mbijetsë. Ndërkohë, Partizani, një skuadër gjithashtu e “plagosur” në këtë sezon do të kërkojë t’u mbyllë gojën kritikëve me një paraqitje të fortë.
Ky derbi nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një betejë për prestigj, dominim dhe krenari midis dy rivalëve më të mëdhenj në historinë e futbollit shqiptar. Asnjëra prej skuadrave nuk po kalojnë një moment të mirë dhe kjo i shton akoma më shumë “peshën” kësaj përballjeje dhe lufte për të “pushtuar” kryeqytetin.
Një sfidë kjo e gjitha për t’u parë dhe shijuar, të premten në orën 19:00 nga stadiumi “Air Albania”. Duel ky i vlefshëm për javën e 6-të të kampionatit shqiptarë.