Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dinamo nuk gjen dot trajner më të mirë se Daja”, Artan Hoxha: Ja pikat e dobëta te dinamovitët

Shkruar nga NEWSPORT
“Dinamo nuk gjen dot trajner më të mirë se Daja”,
Artan Hoxha

Gazetari i mirënjohur Artan Hoxha ishte i pranishëm mbrëmë në emisionin “Skaner”, MCN TV. Si një tifozë i Dinamos, Hoxha ka hedhur më shumë “dritë” te pikat e dobëta në gjirin e dinamovitëve dhe e ka thënë më zë të lartë se “Blutë” nuk mund të gjejnë trajner më të mirë se Ilir Daja:

“Dy problemet e Dinamos janë një qendërmbojtës dhe goleador në ekip. Kërkuan fillimish Ron Raçin, por Hajduk Split hodhi më shumë para dhe ia morën nga duart Dinamos. Mbajtja e Zagjërbës dhe Itodo Mandela nuk mund të ndodhte pas sezonit të shkëlqyer dhe kjo ishte e parashikuar.

U kërkua që të zëvendësohen. Daja nuk do një qendërmbrojtës të zakonshëm, por atë që dëshiron ai. Ky është dallimi. Është fakt se ata lojtarët që ka kërkuar Ilir Daja nuk janë gjetur. Dinamo nuk gjen dot trajner më të mirë se ai aktuali. Duhet t’i besojmë”.   

Poll

Lexo gjithashtu