
I ftuar në emisonin “Skaner” në MCN TV, ish-trajneri Sulejman Starova ka thuruar lëvdata për ekipin e Teutës përballë Elbasanit, e mbyllur 0 – 0, duke i dhënë meritat trajnerit Enkeleid Dobi:
“Teuta ka meritë të madhe që i mori barazim Elbasanit. Dua të veçojë direkt trajnerin Dobi, për punën e mirë që ka bërë që nga faza përgatitore. Nuk jam duke folur për një super skuadër, por në fazën defensive, pra presingu nga larg, i kombinuar me presing të mesëm, por edhe fund e takimit me bllokun e ulët kompakt.
Ishte një Teutë që nuk e la Elbasanin të shprehet deri në fund. Një Teutë kompakte, e cila e detyroi kundërshtarin të luante me topin e gjatë. Momenti që thyhej aksioni, kundrapresing parap. Për mënyrën se si u mbrojt për 90 minuta ishe një leksion për mua. Trajneri Dobi dhe Teuta kanë dhënë leksion për presing. Ekipi durrsakë vuan në fazën ofensive”.