Është parë në qytet, Arkadiusz Milik. Zyrtarisht është me pushime, destinacioni Capri, ku po kalon disa ditë me të fejuarën Jessica Ziolek. Po pushon pas eliminimit të Polonisë nga Euro 2016 me penallti nga Portugalia. Gjithçka është normale deri këtu, por ajo që është shumë e çuditshme qëndron në faktin se agjenti David Pantak ndodhet në qytet. Napoli e ka ndjekur në të shkuarën, kështu edhe Roma, kështu udhëtimi mund të transferohet nga pushimet te puna.
[caption id="attachment_11530" align="alignleft" width="300"] Milik me fanellën e Ajax[/caption]
Mbërritja e polakut ka zgjuar shpejt tifozët e Napolit: Milik në Europian demostroi të gjithë talentin e tij, duke shënuar edhe ndaj Irlandës së Veriut. Sulmuesi 22-vjeçar i Ajax në dy sezone me fanellën e klubit holandez ka shënuar 47 gola. Ka një kontratë deri në fund të vitit 2019. Te Napoli luan edhe Elseid Hysaj, ndaj nuk do të jetë çudi që ata të jenë shokë skuadre.