Ederson & Berat Gjimshiti
Ederson do të largohet nga Atalanta gjatë merkatos verore që është në prag. Mesfushori brazilian ka kontratë të vlefshme me bergamaskët deri në verën e vitit 2027, por nuk do të ketë rinovim.
Ofertat për 26-vjeçarin nuk mungojnë, madje nga klube “big”. Atletico Madrid dhe Manchester United kanë nisur një garë të ashpër në merkato, për të siguruar shërbimet e Ederson.
Vlera e këtij të fundit është 40 milionë euro, shifër që Atalanta e do për ta lënë të lirën. 26-vjeçari e ka nisur karrierën në Brazil me Deportivo Brasil, për të luajtur më pas me Cruzeiro, Corinthias, Fortaleza dhe Salernitana.
Poll
