Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, mbrojtësi u vetëofrohet Milanit dhe Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
Do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, mbrojtësi
Ilustrim: Logo e Milanit dhe logo e Juventusit / Dani Carvajal & David Alaba

Kontrata e David Alaba me Real Madrid përfundon në qershor këtij viti. Rinovim nuk do të ketë dhe kështu mbrojtësi 33-vjeçar do të mbyllë bashkëpunimin e tij me klubin spanjoll.

Mirëpo, agjenti i tij Pini Zahavi duket se ia ka gjetur menjëherë “shtëpinë” e re austriakut. Pikërisht Zahavi, është ai që ua ka ofruar Alabën dy ekipeve të njohura italiane, Milanit dhe Juventusit.

Tashmë këta dy klube duhet të vendosin, nëse duan një mbrojtës me eksperiencë edhe pse paksa në moshë, por me parametra zero. Problem i Alabës mbeten dëmtimet.

Në sezonin e fundit, 33-vjeçari ka luajtur vetëm në 13 ndeshje, prej të cilave 3 si titullar. Kjo ia ka bërë akoma më të vështirë karrierën, megjithatë sa herë ka zbritur në fushë ka bërë mirë.

Kujtojmë se ai është pjesë e Realit prej vitit 2021. Më herët, Alaba ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid, ekip në të cilin është rritur dhe ka kaluar momentet më të mira dhe kulminante të karrierës së tij.

Poll

Lexo gjithashtu