
Santiago Gimenez
Santiago Gimenez është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Milanit në këtë merkato të janarit. Sulmuesi meksikan që po shkëlqen me Feyenoord në Holandë, është një dëshirë e kahershme e “Djallit”.
Megjithatë, në këtë dritare merkato, duket se Milan e ka tepër seriozisht. Sipas mediave italiane, klubi italian po mundohet të shesë disa nga lojtarët, të mbledhë para dhe të krijojë një hapësirë financiare. Më pas, do të bëhej i mundur edhe transferimi i 23 vjeçarit.
Kujtojmë se Gimenez po kalon një formë mjaft të mirë përgjatë këtij sezoni. Në 17 ndeshje të zhvilluara deri më tani, meksikani ka gjetur 13 herë rrugën e rrjetës dhe ka asistuar në 3 të tjerë.
Poll