Jemi ende në merkaton e dimrit, e cila edhe për pak ditë do të jetë e hapur për skuadrat për të bërë afrimet e tyre të fundit. Por pavarësisht kësaj, disa ekipe kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e verës.
Saktësisht Bayern Munich ka nisur të hartojë një plan financiar për afrimet që do të duhet të bëjë në verë për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. Dhe sipas mediave gjermane bëhet me dije se bavarezët po planifikojnë një shpenzim prej 200 milionë eurosh për 3 afrime “big”.
Yan Diomande i Leipzig, Trent Alexander-Arnold i Real Madrid dhe Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmund janë në listën kreysorë të klubit gjerman. Kështu drejtuesit po studiojnë pistat e tyre që tani për t’i përgatitur për transferim në merkaton e verës.
