Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kategoria e Parë/ Pogradeci merr fitore të madhe përballë Vorës, Flamurtari "ngec" në transfertë dhe Besa “korr” 3 pikët në shtëpi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë/ Pogradeci merr fitore të madhe përballë
Kategoria e pare

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë së Parë. Në 6 duelet e kësaj jave kishte surpriza, teksa u shënuan 11 gola.

Flamurtari “ngeci” në transfertë përballë Burrelit duke barazuar 0-0. Ndërkohë që Pogradeci arriti një fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur kryesuesit e Vorës me rezultatin 1-1.

Në ndeshjet e tjera, Besa fitoi 2-0 me Erzenin, ndërsa Apolonia 1-0 kundër Korabit. Ndërsa Kastrioti – Kukësi përfundoi me shifrat 2-0. Fitore me rezultatin 4-1 edhe për ekipin e Lushnjës përballë Valbonës.

Kështu, Vora vazhdon të mbetet në vendin e parë me 73 pikë, ndërsa Flamurtari me 69 mban të dytin. Besa me 63 pikë renditet e 3-ta, ndërsa Pogradeci shkon në vendin e 5-të me 43 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga