Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME! 5 milionë eurot “thashetheme”, zyrtari i klubit ia “plas në fytyrë” sulmuesit të Shqipërisë: Dua t’ju informoj se...

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME! 5 milionë eurot “thashetheme”, zyrtari i klubit ia
Arbër Hoxha

Pavarësisht zërave për një transferim me kosto 5 milionë euro, Arbër Hoxha nuk do të braktisë Dinamon e Zagrebit për polakët e Widzew Lodz. Zëdhënësi i shtypit te klubi polak, Jakub Dyktynski ka konfirmuar se nuk po negociohet me kroatët.

“Një tjetër thashethem ka dalë në sipërfaqe, me një ton shumë të ngjashëm me disa të mëparshëm, kështu që dua t’ju informoj se Widzew nuk është në bisedime për të nënshkruar me Arbër Hoxhën. Ne mbetemi të përqendruar vetëm në ndeshjen e radhës”, ka shkruar Dyktynski në rrjetet sociale.

Kujtojmë që pikërisht nga mediat në Poloni, doli lajmi për transferimin e Arbër Hoxhës. Por, deklarata e vetë zyrtarit të klubit të Widzew Lodz shuan të gjitha dilemat për një “operacion” të tillë gjatë kësaj merkatoje.

Poll

Lexo gjithashtu