Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

FOTOLAJM/ Arriti shifrën e 180 golave në karrierë, mesfushori shqiptar i cakton "limitin" nga Turqia bomberit lushnjar

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Arriti shifrën e 180 golave në karrierë, mesfushori
Dedikimi për Mikel Cankën

Lajmi i mirë i vetëm dje në humbjen përballë Flamurtarit në shtëpi për Lushnjën, ishte dedikimi special për Mikel Cankën. Sulmuesi arriti shifrën e lartë të 180 golave në total në karrierë.

Për këtë arritje madhështore të kapitenit të lagunarëve ka postuar dhe shoku e ish-kolegu, Eduart Rroca. Kujtojmë që pavarësisht se shumicën e karrierës Canka e ka kaluar tek verdhjeshilët, ai ka luajtur dhe për Luftëtarin. Dhe aty në klub ka patur 31 vjeçarin që aktualisht aktivizohet në Turqi.

Ish-mesfushori i Luftëtarit që tani luan për Ankara Keciorengucu në ligën e parë turke ka hedhur një story ku i shpreh urimet “bomberit” lushnjar.

Futbollisti i lindur në Librazh që ka provuar dhe ngjyrat e Kukësit, përveç urimit i ka vendosur dhe objektiv të ri golashënuesit myzeqar.

Mesfushori shqiptar, pjesë e sih-klubit të Jurgen Bardhit, që për momentin ka kaluar tek Umraniyespor, i ka thënë lojtarit të Lushnjës se nuk duhet ta mbyll karrierën pa mbërritur tek 200 golat.

Mbetet për t’u parë nëse Mikel Canka do e arrijë limitin e caktuar prej Rrocës.

FOTOLAJM/ Arriti shifrën e 180 golave në karrierë, mesfushori
Postimi i Rrocës

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga