Marios Oikonomou
Marios Oikonomou, ish-mbrojtësi i Greqisë dhe AEK-ut të Athinës është përfshirë në një aksident të rëndë në qytetin e tij të lindjes.
Ngjarja ndodhi pikërisht në Janinë, aty ku ai ishte duke ecur me motor në momentin kur një automjet e ka përplasur duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Oikonomou është transportuar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore, por situata e tij paraqitet kritike.
Sa i takon karrierës, krahas AEK-ut, ai ka patur një eksperiencë të pasur në Itali ku ka luajtur për skuadrat si Bologna, Sampdoria, si dhe një përvojë me Copenhagenin në Danimarkë.
Poll
